Kulturë

Dua Lipa premton performancë që s’do të harrohet kurrë

Foto: Koha

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar me “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë vendit me festivalin “Sunny Hill”.

Këtë çelës, Duas ia dhuroi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë pritjes që ia bëri në zyrën e tij.

Ahmeti tha se këngëtarët që po korrin suksese kudo në botë janë ambasadorët më të mirë të vendin tonë.

Kreu i Prishtinës po ashtu deklaroi se gjëja më e mirë është që Dua po i kthen komunitetit nga kontributi i vet, duke i ndihmuar kështu fëmijët.

Vetë këngëtarja tha se shpreson që ky koncert të jetë fillimi i një bashkëpunimi për përparimin e artit dhe kulturës në Kosovë.

Dua sonte do të dalë ne skenë ku, ashtu siç ka premtuar, pritet t’u dhurojë adhuruesve kosovarë një performancë të paharruar.