Mbrëmë në Kino Lumbardhi u dha premiera e filmit “Triumfi”.

Mbrëmë në Kino Lumbardhi u dha premiera e filmit “Triumfi”.

10 gusht 2018 09:53

“Triumfi”, dokumentari prej 88 minutave pasqyron historinë e kombëtares shqiptare, ndeshjet, momentet më të fuqishme në kohë të ndryshme, sidomos viteve të fundit që popullit shqiptar i kanë dhënë emocione të mëdha, raporton KTV.

Në këtë dokumentar nuk mungon as tetori i 2014, me dronin e “famshëm” që ishte ngritur në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Dokumentari lëvizë nëpër kohë, dhe në momente historike të shqiptarëve. Në intervista të ndryshme futbollistët iu përgjigjen pyetjeve, rrëfejnë për këtë dokumentarë lojtarët si Lorik Cana, e Mërgim Mavraj etj.

Tre regjisorë kanë bashkuar forcat për krijimin e këtij dokumentari, një amerikan dhe dy shqiptaro –amerikan, Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Von Rama.

Për të gjithë ju që nuk keni pasur mundësi që ta shikoni dokumentarin mbrëmë, atë mund ta shikoni sonte në reprizën që shfaqet në Shtëpinë e Kulturës nga ora 16:00.

Intervistën e KTV-së me regjisorin Kreshnik Jonuzi dhe Lorik Canën rreth këtij dokumentari mund ta shikoni në videon më poshtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme