Projektohet rikthimi i “Ryzhdijes” që ka mbetur gërmadhë

Projektohet rikthimi i “Ryzhdijes” që ka mbetur gërmadhë

10 gusht 2018 11:14

Komuna e Prizrenit, organizata turke për zhvillim e rindërtim TIKA, dhe Ministria e Kulturës janë bërë bashkë për ta restauruar e konservuar objektin e Shkollës së Mesme Ryzhdije, shkruan sot Koha Ditore.

Një memorandum bashkëpunimi midis këtyre institucioneve është nënshkruar më shumë se katër vjet pasi afër strukturave të objektit të shkollës kishte nisur të ndërtohej një bibliotekë. Punimet ishin ndërprerë, mes të tjerash, edhe shkaku i mospëlqimit të institucioneve të trashëgimisë kulturore.

Të enjten, përfaqësues të TIKA-s, MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërhyrjet që do të bëhen në monumentin që si shkollë e mesme filloi së funksionuari më 1874.

Pas nënshkrimit të memorandumit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se secila palë do t’i ketë obligimet e veta, por shumica e punimeve do të kryhen nga TIKA.

“Prizreni ka shumë trashëgimi kulturore dhe rikthimi i trashëgimisë kulturore ka shumë rendësi për turizëm dhe zhvillim ekonomik. Është një projekt i qëlluar dhe shpresoj që do të jetë një projekt i suksesshëm”, ka thënë ai....(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme