“Anibar” me 200 animacione që i bashkon thirrja për barazi

“Anibar” me 200 animacione që i bashkon thirrja për barazi

10 gusht 2018 08:27

Për një javë Peja do të jetë jo vetëm qendër e Kosovës sa i përket filmit të animuar e animacionit në përgjithësi, shkruan sot Koha Ditore.

Me mbi 200 filma të animuar që do të shfaqen në katër kinema – prej tyre dy të hapura e dy të mbyllura – punëtori e ligjërata, prej 13 deri më 19 gusht festivali “Anibar” do të jetë kryefjala e ngjarjeve kulturore.

Në një konferencë për media, të mbajtur të enjten në Prishtinë, organizatorët kanë shpaluar krejt programin e Festivalit.

Slogani i sivjetmë “50/50” synon promovimin e barazisë gjinore sa i përket animacionit. Në edicionin e tij të 9-të Festivali mëton që ta ngrejë zërin sa i përket përkrahjes së grave për t’u marrë me animacion....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme