Ceremonia “Oscar” pëson ndryshime

Ceremonia “Oscar” pëson ndryshime

09 gusht 2018 21:51

Organizatorët e shpërblimeve Oscar kanë bërë të ditur të mërkurën se vitin e ardhshëm do të sjellin ndryshime në këtë ngjarje, duke e shtuar një kategori të re dhe duke e zvogëluar kohëzgjatjen e ceremonisë, e cila transmetohet live në televizionet botërore.

Në një letër drejtuar anëtarëve të Akademisë së Shkencës dhe Artit, udhëheqësit e bordit po ashtu kanë deklaruar se disa prej shpërblimeve më pak të rëndësishme të ceremonisë do të ndahen gjatë pauzave për marketing të rezervuara për transmetimin televiziv.

Ndryshimet, që do të hyjnë në funksion nga ceremonia e vitit të ardhshëm, shënojnë ndryshime drastike në ceremoninë më prestigjioze në industrinë e filmit, e cila vjetëve të fundit është përballur me rënie të shikueshmërisë. Shou i vitit të kaluar kishte arritur të shikohet nga 26.5 milionë njerëz, që është numri më i vogël i shikuesve në historinë e ceremonisë 90-të vjeçare.

Ceremonia e shpërblimeve Oscar, ka për qëllim t’i nderojë filmat më artistikë në industrinë e filmit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme