Prezantimi i Nancy Denny-Phelps rikthen në Anibar “gratë e harruara në animacion”

Prezantimi i Nancy Denny-Phelps rikthen në Anibar “gratë e harruara në animacion”

09 gusht 2018 16:39

“Gratë e Harruara në Animacion” në kuadër të festivalit Anibar është prezantim i shkurtër i 10 grave që morën pjesë në historinë dhe zhvillimin e artit të animacionit duke u koncentruar në karrierën e animatores britanike Joy Batchelor, bashkë-themeluese e studios së famshme britanike të animacionit Halas & Batchelor.

Biseda do të shoqërohet me klipe dhe fotografi të shumta filmash, njofton Anibar.

Nancy Denney-Phelps është një gazetare që shkruan rreth animacioneve dhe festivaleve evropiane, si dhe një producente muzike për animacion. Së bashku me burrin e saj kompozitor / muzikant Nik Phelps, ajo bashkë-themeloi “Sprocket Ensemble” të dedikuar për prezantimin e shfaqjeve të drejtpërdrejta të muzikës origjinale me shfaqje të animacioneve bashkëkohore nga e gjithë bota.

Shkrimet e Nancy janë shfaqur në botime të tilla si CARTOON dhe ANIMATOON, si dhe në blogun e saj të rregullt për AWN (Animation World Network). Ajo është gjithashtu një korrespondente e rregullt për ASIFA / San Francisco dhe një anëtare e Bordit Ndërkombëtar të Drejtorëve të ASIFA.

Nancy ka shërbyer në juritë e shumta të Festivalit Ndërkombëtar të Animimit dhe ka mësuar menaxhimin e kohës për animatorët në Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Luzernit, Shkollën e Artit dhe Dizajnit. Interesimi i saj i fuqishëm në historinë e animacioneve e ka çuar atë të paraqesë programe në historinë e animacionit të gjurmuar përmes muzikës në shumë festivale dhe konferenca të animacionit në mbarë botën. Ajo gjithashtu punon si këshilltare e disa festivaleve të animacionit.

Këtë prezantim mund ta shikoni me 18 gusht duke filluar nga ora 12:00 në kino Jusuf Gervalla.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme