Kulturë

Sonte në DokuFest shfaqet “Zvicra”

Descriptive Text

Sonte me fillim prej orës 18:00 në Kino Lumbardhi shfaqet dokumentari 69-minutësh nga regjisori Fisnik Maxhuni.

Maxhuni sjell dokumentarin mbi identitetin e humbur i cili mundohet ta rizbulojë atë.

Dokumentari quhet “Zvicra” dhe në të përgjigjen shtatë shqiptarë në disa pyetje të bëra.

Ata që s’mund ta shohin sot dokumentarin, repriza shfaqet në kino Klubi nga ora 18:00 nesër.