Kulturë

DokuKids nis me shumë aktivitete për fëmijë

Tash e pesë vjet pjesë e DokuFestit janë edhe fëmijët.

DokuKids tash për të pestin vit nuk ndalet me aktivitete, vallëzim, lojëra e punëtori të ndryshme atraktive.

Gjithçka nisi dje në orën 12:00 në punëtorinë e vallëzimit duke vazhduar sot me punëtorinë Rainbow ku u zhvilluan lojëra të ndryshme.

Koordinatori i DokuKids, Prek Memaj, tregoi sot për KTV-në lidhur me aktivitetet që do t’i kenë fëmijët deri në fund të festivalit, ku siç është bërë tashmë traditë, në fund fëmijët janë ata që para të gjithëve do të dalin me performancën përmbyllëse të vallëzimit, si balet klasik e modern.