Kulturë

Elegji për Lumin e ri

Shkruan Arian Krasniqi

Për shkrimtaren amerikane, Sylvia Plath, vdekja është një art, dhe për të famshmin Franc Kafka kuptimi i jetës është kur ajo mbaron. Ndërsa, për regjisorin tonë të papërsëritshëm, Bekim Lumi, teatri është një lojë, të cilën, ashtu sikurse jetën, duhet luajtur bukur deri në fund.

Vdekja e Bekim Lumit (1966-2018) nuk është fundi i lojës me jetën dhe teatrin e tij. Vdekja fizike e Lumit është përjetësia dhe shenjtëria e tij artistike.

- Çka është teatri për ty?

- Lojë e bukur.

- E jeta?

- Lojë e vështirë.

Pra, për Lumin, kuptimi përmbajtjesor i lojës në jetë dhe lojës në teatër është i njëjtë. Ndryshon vetëm forma. Lumi jetën e pranoi si teatër dhe teatrin si jetë. Deri në frymën e tij të fundit qe lojtar i perfeksionuar i jetës dhe artist i pakrahasueshëm i teatrit të kohës sonë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)