Kulturë

Me gjithë borxhin ndaj “Shotës”, Ministria i premton rritje të buxhetit

Descriptive Text

Premtimet për rritje të buxhetit ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i ka përsëritur edhe gjatë vizitës së tij të parë në ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Të enjten ministri Gashi ka qëndruar për fiks një orë në ambientet e këtij institucioni shkruan sot Koha Ditore.

Pas diskutimeve që ka pasur Gashi me drejtorin e përgjithshëm të “Shotës”, Shefqet Gjocaj, dhe strukturat e tjera udhëheqëse, ka dalë në një konferencë për media me shumë premtime. Ka thënë se e ka vizituar “Shotën” për të parë se cilat janë edhe nevojat financiare të këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.

“Kam marrë vendim që të gjitha institucioneve të kulturës t’ua rris buxhetin. Jam i bindur se ansambli ‘Shota’ gjatë viteve të kaluara ka qenë i anashkaluar në këtë drejtim. Nuk ka pasur një mbështetje financiare dhe as rritje të buxhetit pavarësisht rezultateve dhe suksesit të madh që kanë pasur”, ka thënë ai.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)