Kulturë

Marigona Qerkezi, sonte në “Talk”

Sopranoja dhe flautistja e re, por e cila ka arritur të prek edhe skenat e rëndësishme ndërkombëtare, Marigona Qerkezi, është sonte mysafire në emisionin “Talk”.

Cilat janë aktivitetet e momentet në skenën ndërkombëtare? Pse thotë se është sakrificë të merresh me këtë profesion? Çfarë i ofron skena? Çka ndikoj konkretisht në depërtimin jashtë Kosovës? Cili ka qenë fati i saj më i madh? Cili është caku i saj në këtë profesion? Kush është Marigona jashtë muzikës klasike?

Në këto dhe shumë pyetje të tjera, Marigona përgjigjet në “Talk”, të cilin mund ta ndiqni nga ora 18:00.