Kulturë

“Anibar” sjell krijuesit e animacionit të “Netflixit”

Descriptive Text

Prishtinë, 27 korrik –Dy emra të njohur, të cilët janë pjesë e ekipit gjigant që realizon serialin e “BoJack Horseman”, që transmetohet në “Netflix”, do të ligjërojnë në Kosovë. Regjisorja Amy Winfrey dhe animatori Peter Merryman, janë mysafirë të festivalit të animacionit “Anibar” që mbahet në qytetin e Pejës.

Në kuadër të festivalit që sivjet mbahet mes datave 13 e 19 gusht, dyshja do ta shpjegojë procesin e krijimit të një episodi prej vizualizimeve të para të skriptës, krijimit të “story board”-it, dizajnit dhe animacionit final. Winfrey ka qenë e angazhuar si regjisore e “BoJack Horseman” në realizimin e pesë sezoneve të serialit.

Vullnet Sanaja, drejtor i “Anibarit”, ka thënë se dyshja do të ligjërojë në kino-teatrin “Jusuf Gërvalla” në datat 18 e 19 gusht (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).