Kulturë

Thyhet për të dytën herë xhami i çezmës në qendër të Prishtinës

Descriptive Text

Prishtinë, 27 korrik – Ende pa kaluar tre vjet nga zëvendësimi i xhamit të parë të çezmës që ndodhet afër Teatrit Kombëtar të Kosovës, ai është thyer përsëri. Në shtator të vitit 2015 kishte krisur i tëri. E tash është thyer një e katërta e tij. Institucionet e trashëgimisë kulturore nuk kanë qenë në dijeni për gjendjen e monumentit afro dyshekullor, deri të enjten.

Zyrtarët institucionalë i kanë thënë gazetës se shumë shpejt do të marrin masat e duhura. Në anën veriore të monumentit, xhami që ishte cilësuar si rezistent, ka krisur. Por për dallim nga rasti i para tre vjetëve, kësaj radhe nuk është dëmtuar i tëri, duke qenë se pas ndërrimit të tij në janar të vitit 2016, ishte ndarë në katër pjesë nëpërmjet konstruksionit metalik. Tashmë një pjesë e monumentit nuk shihet fare sherri i çarjes që ka pësuar xhami (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

{gallery}