Kulturë

Performanca e Dardan Zhegrovës në “Shkollën Verore Si Shkollë 2018”

Artisti vizual, Dardan Zhegrova, ishte protagonisti kryesor të mërkurën mbrëma në programin publik të "Shkollës Verore Si Shkollë 2018".

Ai ka sjellë ëndrrat e personazhit të tij, Lucky Pierre, të cilin e ka ndërtuar pas një serie të performancave, transmeton emisioni Express në KTV.

Zhegrova deklaroi se kjo vepër është një koleksion i poezive për dashurinë e njëanshme, fantazitë seksuale dhe ëndërr me sy hapur.