Kulturë

Toka është adresa jonë e përbashkët

Artan Balaj - artist vizual. I lindur në Prishtinë. Jeton dhe vepron në Antwerpen dhe Bruksel (Belgjikë). Ka përfunduar Fakultetin e Arteve - dega e pikturës në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu, ka përfunduar kurse të fotografisë dhe për menaxhim të kulturës.

Aktualisht punon si trajner i stafit në Parlamentarium – Qendra e Vizitorëve të Parlamentit të Evropës në Bruksel / Belgjikë. Fitues i programit JFDP nga American Councils në Arizona State University, Arizona dhe University of Kansas, Kansas në SHBA. Njëmbëdhjetë ekspozita personale: 2018 “Staring at the Abyss” Gostivar/Maqedoni; 2017 “T`u pi Kafe” Prishtinë/Kosovë; 2014 “Hiding in Plain Sight” Utrecht/Holand; 2012 “Reflections” Bruksel/Belgjikë; 2010 “The Young Europeans” Belforte del Chienti/Itali; 2009 “Alien” Tecate/Meksikë; 2007 “Urban Culture and Subcultures II” Aiud/Rumani; 2007 “Urban Culture and Subcultures I” Nowy Targ/Poloni; 2007 “The Others” Prishtinë; 2005 “N.V.” Rahovec; 2005 “Kosova Nuda Veritas” Prishtinë.

Pjesëmarrës në më shumë se 60 ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. Më 2006 në “Sallonin e Nëntorit XXXI” ka fituar *Çmimin për pikturë, më 2005 në “Bienalen Ndërkombëtare të Arteve Bashkëkohore”, fitoi çmimin * Special Prize for Young Artist - Arad/Rumani, ndërkaq më 2009, atë “Branding Kosovo” *Best Opera Prima, - Potenza/ Itali.

Balaj është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Matis. 2013-shi më ka sjellë një ndryshim radikal në jetë. Ai është djali im Matis.

Fillova të interesohem edhe më shumë për jetën dhe krijimin, dhe gjatë hulumtimit u njoha më shumë me shkencën që më fascinon dhe më inspiron për jetë dhe për krijimtarinë artistike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)