Kulturë

Filmat që përjetësuan ngjarje reale

Incidentet siç ishte ai në shpellën në Tajlandë, apo rrëmbime të aeroplanëve, shpeshherë na mbajnë të shqetësuar dhe nën suspencë. Derisa po planifikohet realizimi i një filmi në lidhje me operacionin e shpëtimit të të rinjve që mbetën të ngujuar në shpellën Tajlandeze, “DW” sjell ngjarje të tjera reale që shërbyen si inspirim për filma.

Hollywoodi tashmë ka kthyer sytë nga rasti i shpellës në Tajlandë. Misioni i shpëtimit ishte ende duke u zhvilluar kur kompania e parë filmike amerikane u paraqit.

“E shoh këtë si një film të madh hollywoodian me yje të kategorisë ‘A’”, ka thënë Michael Scott, drejtor i “Pure Felix”, shkruan “DW”, transmeton “Koha Ditore”. Të mbijetuarit e aksidentit të vitit 2010 në Kili, storia e të cilëve është filmuar, i kanë paralajmëruar fëmijët tajlandezë se do të duhet të përballen me mediat dhe se do të jenë në qendër të vëmendjes.

“Ne nuk ia kemi dalë. Dhe ne ishim të rritur”.

Megjithatë, ngjarjet dramatike dhe katastrofat gjithmonë e kanë intriguar Hollywoodin. Filmi i vitit 1936, “San Francisco”, ku luan Clark Gable, Jeanette MacDonald dhe Spencer Tracy, i vuri standardet për gjeneratat e ardhshme. Filmi bazohet në një tërmet masiv që dridhi San Franciscon në vitin 1906 dhe stuhitë e zjarrit të shkaktuara nga shpërthimi i gypave të gazit. Për atë kohë, filmi ishte tejet realist.

Disa vite më vonë, një tjetër film i cili po ashtu u inspirua nga një ngjarje e vërtetë është “The Hindenburg” (1975). Ky aeroplan me gaz u ofroi pasagjerëve luks të madh në dy kuverta. “The Hindenburg” tashmë kishte fluturuar nëpër Atlantik disa herë dhe kishte qenë në ShBA e Brazil.

Më 6 maj të vitit 1937, 35 njerëz kishin vdekur si pasojë e shpërthimit të rezervarit të hidrogjenit, të cilin e kishte kapluar zjarri. Vetëm 65 njerëz kishin shpëtuar dhe disa prej tyre mbetën me djegie të rënda. Drama historike për këtë ngjarje është lansuar në vitin 1975 nga regjisori Robert Wise.

“Houston, e kemi një problem”: kjo fjali legjendare i referohet një rezervari të oksigjenit që kishte eksploduar në bordin e “Apollo 13”, në rrugëtimin e tij në hënë në vitin 1970... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)