Kulturë

Shtëpia unike monumentale që s’u finalizua kurrë

Descriptive Text

Në mes të qytetit, por larg zhurmës. Kjo ia shton vlerën shtëpisë së bukur të familjes Kirajtani, në qytetin e Prizrenit.

Shtëpia mori pamje unike edhe për shkak se ai që nisi ta ndërtonte objektin nuk pati mundësi ta përfundonte. E ata që e blenë nuk e vazhduan, për ta lënë ndërtesën në atë zgjedhje interesante arkitektonike të kohës kur u ndërtua, në shekullin XIX, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sot, pos që është monument kulture i mbrojtur me ligj, objekti ruan edhe shumë artefakte të moçme. Mbresëlënëse janë tri pasqyra të mëdha dhe një tjetër më e vogël, që besohet se u sollën nga Venecia. Dhoma e Shemsidin Kirajtanit dhe bashkëshortes së tij, edhe dhjetë, rrjedhimisht tre vjet pas vdekjes së tyre, është ende e paprekur, me orenditë e moçme.

Trashëgimtarët e sotëm kanë në plan që ta kthejnë në bujtinë a restorant monumentin e rrallë të kësaj ane.

Rrëfimi për objektin e lënë në gjysmë

Numri 15 është ngjitur në dyert e moçme të drurit, të vendosura në skaj të njërës prej rrugicave të qendrës së qytetit. Sapo hapet dera, shfaqet kalldrëmi i moçëm, që s’mungon në shumicën prej shtëpive të vjetra të Prizrenit.

E ndan në dysh oborrin, që në të dyja anët është i mbushur me trëndafila, lule të tjera e trupa pemësh. Kjo pamje të përcjell për disa metra në drejtim të mesit të objektit, aty ku ndodhet hajati paksa i ngritur, ideal për një bisedë rreth historisë së objektit dhe familjes, në korrikun e nxehtë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)