Kulturë

Teleisja e nuseve si trashëgimi kulturore

Pikturimi apo teleisja e nuseve kishte marrë vëmendje të madhe në Kosovë, kur fotografia e Nita Zeqirit u publikua në “National Geographic” në dhjetor të vitit 2013.

Asokohe, këtij arti iu kthye vëmendja e audiencës vendase, por edhe e asaj ndërkombëtare. Pas kësaj, procesi i pikturimit të nuseve në zonën e Zhupës afër Prizrenit, u prezantua edhe në Muzeun Etnologjik të Prishtinës. Krejt këto ngjarje u bënë njëfarë rizbulimi i përgatitjes së nuseve. Por pikturimi i tyre është bërë gjithandej Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë e dëshmon studimi i etnologes, Drita Halimi-Statovci. Libri i saj, “Pikturimi i fytyrës në Kosovë” e nëntitull “Ndërmjet traditës dhe modernitetit”, dëshmon se pikturimi i nuseve është bërë gjithandej vendit. Etnologia shkon edhe më tej. Në të, ajo merret me këtë proces si rit, por edhe me motivet.

Art, magji e ritual

Vetë ngjyra e kopertinës së librit të botuar këtë muaj, paraqet ngjyra e motive që janë përdorur për pikturimin e fytyrës së nuseve. Motivet janë të shumta. Halimi-Statovci, e lindur më 1945 në Gjilan, thotë se ato janë bartur qysh nga koha e ilirëve. Dielli, lulet e trekëndëshi janë disa prej tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)