Kulturë

“Rooftop Story”, merr kritika pozitive në premierë

Descriptive Text

Një histori në maje të një objekti banesor të Prishtinës është sjellë nëpërmjet filmit “Rooftop Story” të regjisorit Gazmend Nela.

Filmi pati premierën kosovare të hënën mbrëma, në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit të Filmit, “PriFest”, transmeton emisioni Express në KTV.

Filmi me skenar të dramaturgut Arian Krasniqi dhe i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës shpalos dramën e njerëzve që gjenden mes humbjes dhe pendimit.