“Shkrepëtima” e Halilajt shpaloset në Zvicër

“Shkrepëtima” e Halilajt shpaloset në Zvicër

18 korrik 2018 09:37

“Shkrepëtima” e artistit Petrit Halilaj, pas prezantimit në Runik, do ta vazhdojë rrugëtimin në një qytet zviceran. Të premten, një ekspozitë e titulluar sipas projektit artistik që u cilësua performancë unike, do të hapet në “Zentrum Paul Klee”.

Sipas njoftimit të galerisë që ndodhet në Bernë të Zvicrës, ekspozita është pjesë e një serie projektesh që ka realizuar në New York, Runik të Kosovës, Bernë dhe Turin, në të cilat artisti eksploron historinë, identitetin dhe ambientin e vendlindjes së tij. Halilaj është laureat i “Mario Merz Prize 2018”, shkruan sot Koha Ditore.

“Ekspozita sillet rreth fshatit kosovar Runik, ku Halilaj ishte rritur para se të largohej me prindërit e tij në Shqipëri, në prag të luftës në Kosovë. Halilaj eksploron faktin që fshati i Runikut, i rindërtuar pas luftës, është i vendosur në njërin prej lokacioneve kryesore më të mëdha neolitike në Evropën Juglindore. Sot fshatarët ende gjejnë artefakte neolitike në këtë zonë, përfshirë objekte poçarie, ceremonial e figurina”, shkruhet në prezantimin për ekspozitën “Shkrepëtima”, që do të qëndrojë e hapur në galerinë zvicerane prej 20 korrikut deri më 19 gusht. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme