Kulturë

Kapërcimi prej barokut deri te bashkëkohorja në një koncert shumëngjyrësh

Descriptive Text

Prishtinë, 7 prill - Në një sallë të pazakontë për koncerte pianistike, ku publiku ka zënë vend goxha më herët sesa koha kur artistja do të niste interpretimin, ambienti është i përshtatur për recital pianistik. Të ulur në tri radhë me karrige, adhuruesit e koncerteve pianistike, kanë formuar tre rrethe me pianon në mes. Piano në këtë rast është qendra prej nga do të dalin tinguj të veprave të kohëve të ndryshme. Pianistja Artemida Qarri-Haxhiaj ka qenë personazhe kryesore, shkruan sot Koha Ditore.

Rrugëtimi muzikor në natën e gjashtë të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM” ka nisur me “Sonatën në C-dur” të kompozitorit italian, Giuseppe Domenico Scarlatti (1685-1757). Vepra e barokut ka qenë intro e recitalit prej gati një orësh të solistes me karakter virtuoz. Kësisoj Qarri- Haxhiaj qysh nëpërmjet veprës së parë ka paralajmëruar se mbrëmja do të jetë një mozaik kompozimesh. Me një fustan që i përshtatet ngjyrës së sallës, pianistja që pos skenave vendore ka përformuar edhe në ato ndërkombëtare ka kaluar gati dy dekada më tej sa u përket kompozimeve për piano. Ka qenë radha për “Sonatën Op.22” të kompozitorit gjerman, Robert Schumann (1810-1856). Qarri-Haxhiaj e ka zhvendosur kohën në periudhën e romantizmit, pikërisht me veprën e njërit prej kompozitorëve më në zë të kësaj periudhe.

Pianistja Lejla Pula, ka thënë se i vjen mirë që një ish-studente e saj që ka kaluar një kohë në Itali dhe është kthyer në Kosovë, ka marrë iniciativën që të ketë një recital, gjë që nuk është aspak e lehtë.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}