Një vals për ndeshje futbolli

Një vals për ndeshje futbolli

15 korrik 2018 21:05

“Futbolli është lojë e thjeshtë”, kishte thënë njëherë menaxheri legjendar skocez i futbollit, Bill Shanklu. Ky sport, kishte shtuar ai, është “bërë i komplikuar nga njerëz që do të duhej të dinin më shumë”.

Ai mbase e ka pasur një qëllim: dy ekipe, dy porta dhe një top. Përreth një kornize kaq të thjeshtë, shpaloset industria globale multimilionë-dollarëshe, me top-lojtarët që kapitullojnë nga fama e pasuria dhe të gjitha vendet që praktikisht mbyllen nga gjithçka tjetër për ndeshjet më të mëdha, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Por për 10 vjet, muzikanti gjerman, Carsten-Stephan Graf von Bothmer i ka shikuar ndeshjet dhe i ka parë ato në një dritë tjetër: si një film i heshtur që ka nevojë për një partiturë muzikore.

“Me futbollin ka skena të suksesit, tensionit, të pasionit të madh: të gjitha emocione këto që vijnë kur shikon një film, ashtu edhe sikur vijnë kur shikon ndeshje futbolli”, ka thënë ai në një intervistë telefonike, duke folur nga Berlini.

Gjatë Kampionatit Botëror të këtij viti, von Bothmer edhe njëherë ka sjellë brendin e tij të veçantë të improvizimeve me film pa zë, para një audience të gjallë, duke interpretuar me organo në Kishën e Dymbëdhjetë Apostujve në Berlin, teksa ka shoqëruar ndeshjet e përzgjedhura. Ai ka bërë diçka të ngjashme me ndeshjet e futbollit edhe nëpër disa nga turnetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë qysh prej vitit 2008.

Von Bothmer ka bërë reputacion edhe në vendin e tij, edhe ndërkombëtarisht, për koncertet e tij të filmave pa zë, ngjarje në të cilat ai luan në një organo kishtare – ose në një nga dy organot e mbetura të teatrit në Berlin – me filma klasikë. Deri më tani, ai ka bërë partitura për afërsisht një mijë sosh, përfshirë kryeveprat gjermane si “Metropolis” dhe “Nosferaty” dhe komedi të Harold Lloydit, Buster Keatonit, dhe Laurel e Hardy. Një funjavë gjatë vitit 2007, ai kishte luajtur përkrah regjisorit gjerman Ernst Lubitsch, në një maratonë gati se 30 orëshe.

Ideja për të bërë diçka të ngjashme me ndeshje futbolli ka ardhur gjatë Kampionatit Evropian të vitit 2008. Derisa baret, restorantet dhe birraritë përgatiteshin për shfaqjet publike të këtyre ndeshjeve, von Bothmer ishte duke negociuar me një Kishë në Berlin që ta bënin së bashku një program me koncerte të organos.

“Nuk jam i sigurt se kush e tha i pari”, ka thënë ai, “por kjo ide erdhi nga ajo që filmat dhe ndeshjet e futbollit janë shumë të ngjashme dhe mund të shoqëroheshin me muzikë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme