“Whitney” në lojë me sekretin e madh

“Whitney” në lojë me sekretin e madh

15 korrik 2018 16:54

Në korrikun e vitit të kaluar, Nick Broomfield lansoi një dokumentar për jetën e stuhishme dhe vdekjen e ikonës Whitney Houston, e cila ka qenë një prej yjeve më të mëdha në botë, që në fund ra në depresion të thellë dhe u përball me abuzim kronik të narkotikëve, duke humbur vetëdijen në mënyrë fatale në vaskën e hotelit në vitin 2012, në moshën 48-vjeçare.

Në mënyrë të tmerrshme, vajza e saj vdiq në të njëjtën mënyrë, tre vjet më pas.

Tani Kevin Macdonald na e ka sjellë dokumentarin e tij me subjektin e njëjtë. Ky është vlerësuar më shumë, por duhet të them se më është dukur një përvojë e çuditshme dhe madje eksperiencë e papërfunduar dhe e pakënaqshme, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Padyshim se Macdonald ka më shumë qasje tek anëtarët e familjes sesa Broomfield, dhe ka më shumë materiale arkivore, nga performancat e saj në skenë dhe jashtë saj, të xhiruara nga burri i saj Bobby Brown i cili është intervistuar dobët dhe vend e pavend.

Problemi është se Macdonald sjell një zbulim të madh tek nga dy të tretat e dokumentarit. Padyshim kjo është një storie e madhe; do të ishte e gabuar të rrëfehej në detaje këtu, por ata që nuk duan të dinë për këtë pjesë apo për analizat narrative është më mirë të ndalojnë këtu dhe të mos e lexojnë shkrimin deri në fund.

Në terme gazetareske, Macdonald ka bërë kujdesin e duhur, megjithëse asgjë nuk mund të dëshmohet, dhe në aspektin e rrëfimit të historisë ai zor se mund të fajësohet që frenon. Por pasi që e hedh këtë bombë, ai nuk bën asgjë për të eksploruar implikimet. Në të vërtetë, duhet të kthehet dokumentari prej fillimit dhe të ritregohet historia për të ndriçuar këtë informacion.

A thotë ai se ky sekret i tmerrshëm familjar është arsyeja e palumturish së Whitneyt? Është një dyshim këtu se arsyeja është që ajo në fakt ka qenë lesbike – sugjerim goxha i diskutueshëm për të cilin dokumentari nuk bën asgjë ta justifikojë apo sfidojë.

Përfundimisht, historia këtu është ajo që tashmë dihet. Whitney Houston ka qenë një vajzë e re me zë sublim, e rritur në geton e New Jerseyt, këngëtare në korin e kishës e shkolluar nga nëna e saj këngëtare Cissy, dhe e rrethuar me muzikë që nga momenti i lindjes së saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme