“Kino Lumbardhi” – dritarja e Prizrenit me botën Foto: Koha

“Kino Lumbardhi” – dritarja e Prizrenit me botën

15 korrik 2018 12:47

Kinemaja në Prizren zhvillimin e hovshëm e mori pas Luftës së Dytë Botërore. Atëherë kur në të gjithë Jugosllavinë, pjesë e së cilës kishte mbetur Kosova, po ndërtoheshin godina në të cilat qytetarët si ata në Prizren do të njiheshin me botën.

E tillë është “Kino Lumbardhi”, që në qytetin e vjetër u ndërtua në vitin 1948. Ka njohur histori të lavdisë e të rënies gjatë këtyre shtatë dekadave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas luftës së fundit iu rrezikua tërësisht ekzistenca e objektit. Po të mos ishin një grup aktivistësh kulturorë për t’u bërë gardianë të saj, ajo sot do të ishte rrafshuar.

Ares Shporta tash i prin fondacionit “Lumbardhi”, që menaxhon me hapësirën e kinemasë. Përveç historisë së kinemasë Shporta rrëfen edhe përpjekjen për ta shpëtuar atë.

Ditët e arta dhe ndryshimi i imazhit

“Objekti është ndërtuar në vitin 1948”, thotë Ares Shporta, në rrëfimin e tij të rrjedhshëm për historinë e “Kino Lumbardhit”.

“Ka qenë në valën e ndërtimeve të kinemave në të gjithë Jugosllavinë. Titoja e ka parë këtë si mjet të përshtatshëm për ta shpërndarë ideologjinë e re”, thotë Shporta, derisa tregon se në Prizren, për t’i lënë vend ndërtimit të objektit që strehonte ekranin e madh, është dashur të rrënoheshin disa dyqane e shtëpi banimi.

Puna me kinemanë po shkonte mirë. Prandaj, siç tregon Shporta, 10 vjet pas, kur veç kishte filluar të popullarizohej kjo qendër e rëndësishme e jetës kulturore në qytet, ishte zgjeruar edhe me “Kinobahçen”, duke e bërë Prizrenin njërin prej tri qyteteve të ish-federatës, që në atë kohë kishte edhe pjesën e brendshme, edhe atë të jashtme për shfaqje filmash... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme