Kulturë

Atelieja ku bashkëbisedojnë figura historike

Figura tri metra e lartë e mbledhësit të folklorit dhe e prijësit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve ka marrë formë. Në disa pjesë duket se ka përfunduar puna deri në detaje.

Shtatorja e Anton Çettës është në përfundim të modelimit në mellë. Sa i përket formës së përgjithshme i mungon vetëm shuplaka e dorës së djathtë, shkruan sot “Koha Ditore”. E me të majtën mban pallton, që duket sikur ia lëviz era. Të djathtën do ta ketë të zgjatur.

“Shumë shpejt do të përfundojë si modelim e më pas kam dëshirë ta shohin një herë anëtarët e komisionit”, thotë skulptori Agon Qosa. Ai numëron më shumë se 20 ditë prej kur nga ora 18:00 deri në mëngjes i përkushtohet skulpturës monumentale të Çettës.

Skulptori ferizajas ka shkrirë krejt dijen e zotësitë e tij në veprën e radhës monumentale. Është e pesta që do të konkretizohet në bronz e këtij artisti 35-vjeçar.

Dora e fundit për shtatoren e Çettës

Në atelienë e skulptorit në Ferizaj shtatorja e Çettës gjendet përballë busteve e bocetave të disa ushtarëve të UÇK-së, asaj të Idriz Seferit, Ibrahim Rugovës e William Walkerit. Por kohëve të fundit, Çetta është duke marrë vëmendjen kryesore.

Skulptura gjendet krejt në hyrje të ateliesë. Është koha kur Qosa punon në detaje. Ndërhyrjet në mellë janë tejet delikate në këtë fazë. I sillet përreth shumë herë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)