Kulturë

Shkencëtari Anton Çetta

Foto: Ilustrim

Nuk desha të bëhem pjesë e debateve shterpe dhe shpesh të paargumentueshme që e kanë pushtuar internetin ditëve të fundit, se a e meriton prof. Anton Çetta të ketë shtatoren në oborrin e Institutit Albanologjik apo jo.

Hapësira e pamatshme virtuale po i jep mundësi cilitdo letranxirës që të shprehet dhe të gjykojë e mohojë punën e dijetarit e mendimtarit, të përdhosë figurën e gjeniut, ashtu sikur edhe të lartësojë pseudo-punën improvizuese të mashtruesit, shkruan sot Arbnora Dushi, në Koha Ditore. Aftësia jonë për të lartësuar jovlerat e për të rrënuar vlerat, është unike.

Jemi “gjenialë” në rrënim dhe mohim të vetes. U përpoqa t’i rezistoj kontaminimit nga kjo vorbull gjykimesh, mu për faktin që nuk desha të bëhem gjykuese dhe deklaruese për këtë çështje. Në fund të fundit, pse është e nevojshme të kuptojnë të tjerët se çka mendoj unë për çështjen e shtatores së A. Çettës?

Mirëpo, kur “debati” filloi të prekë vlerën shkencore të punës së profesor Anton Çettës me folklorin, të vërë në dyshim folkloristikën e tij, atëherë nuk u ndjeva më jashtë vorbullës, përkundrazi, ndjeva obligim dhe përgjegjësi që t’u tregoj injorantëve dhe atyre që nuk lexojnë, por që marrin guximin të gjykojnë, se - a ishte (apo sa ishte) shkencëtar Anton Çetta? U ndjeva më se kompetente t’iu ndriçoj mendjet në këtë drejtim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)