“Duvaku”, protestë me vallëzim për martesat e hershme të vajzave

“Duvaku”, protestë me vallëzim për martesat e hershme të vajzave

14 korrik 2018 10:22

Sonte në kinemanë “Lumbardhi”, në Prizren, do të prezantohet premiera e shfaqjes “Duvaku”.

“Duvaku”, është shfaqje multidiciplinare e krijuar gjatë kampit veror një javor në “Loyola Gymnasium”, në Petrovë dhe trajton temën e martesave të hershme të vajzave në Kosovë.

Një grup i të rinjve të pasionuar për vallëzim sfidohet kur valltarja kryesore e tyre, Venera fejohet pa dëshirën e saj, në moshën 15 vjeçare.

Shfaqja tregon tendencat e grupit të vallëzimit për ta parandaluar martesën e Venerës, rrjedhimisht humbjen e valltares së pazëvendësueshme të grupit. Shfaqja nis në orën 20:30.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme