Kulturë

Kadare e ka të rëndësishëm çdo çmim që i vjen nga Kosova

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”.

Kadare, i cili është fituesi i parë i këtij çmimi, i ndarë nga Ministria e Kulturës, tha se ndihet i nderuar.

Ky çmim, sipas tij, ka vlerë më të çmuar nga të gjitha çmimet e tjera të fituara deri tash.

Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi, veprat e shkrimtarit me famë botërore u vlerësuan si shkrime që nuk kanë shkëputur kurrë lidhjen me lexuesin.

Motivi i ndarjes së çmimit pikërisht një autori si Ismail Kadare, është se veprat e tij mund të krahasohen me ato të autorëve të mëdhenj botërorë.

Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin "Nobel" në letërsi.