Kulturë

“Shfaqja që shkon keq” sonte në "Dodona"

“Shfaqja që shkon keq” nga Henry Lewis, Jonathan Sayer, Henry Shields me regji nga Bashkim Ramadani vjen si premierë përpara publikut sonte (të premten) në teatrin "Dodona", në ora 20:00.

“Shfaqja zhvillohet në premierën e shfaqjes së dramës misterioze “Vrasje në shtëpinë e Havershamëve” e shkruar nga Suzi H.K. Braidsuell, e vënë në skenë nga Shoqata Dramatike e Universitetit Politeknik të Kornleit.”

Një trupë amatore e cila së fundmi ka hasur në një vepër e cila në vete përmban po aq personazhe sa ka edhe vetë trupa aktorë është zgjidhja ideale për të bërë nje shfaqje nga e cila pritet sukses i madh. Një njeri i vdekur në dhomën e tij të gjumit në mbrëmjen e fejesës së tij bën të dyshuar çdonjërin, e dyshimet padyshim do bien tek ata që e “donin”. Shpërfaqje e dashurisë së fshehtë, tradhëti e intrigë do ishin ndër temat kryesore që kjo shfaqje do i prezantonte publikut të saj. Por aty ku pritshmëritë janë të mëdha çdoherë mund të pritet edhe dështimi. Drita që ndalen dhe ndizen vend e pavend, rekuizita e skenografi qe mungojnë e prishen, personazhe që u bie te fiket, janë ndër problemet të cilat ballafaqohen kjo trupë aktoreske e cila di vetëm një gjë, “Shfaqja duhet të shkojë deri ne fund patjetër”.

Kjo shfaqje vjen si premierë përpara publikut në teatrin Dodona të premten me datën 13.08.2018 në ora 20:00 Regjia: Bashkim Ramadani Luajnë: Mikel Markaj, Leonit Maloku, Kaltrinë Zeneli, Gani Morina, Edlir Gashi, Alban Rexhaj, Armend Zeqiri; Asistent regjie: Armend Zeqiri; Skenografia: Dhurim Ismaili; Kostumografia: Agnesa Malushaj; Mjeshtër ndriçimi: Skender Latifi; Dizajni i posterit: Mentor Berisha.