Filmi “Nëntor i ftohtë” i Ismet Sijarinës premierë botërore në San Sebastian

Filmi “Nëntor i ftohtë” i Ismet Sijarinës premierë botërore në San Sebastian

12 korrik 2018 11:38

Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarinës "Nëntor i ftohtë" do të mbahet në edicionin e 66-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit të San Sebastianit.

Ky është filmi i parë nga Kosova në këtë festival ndërkombëtar, tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A, i cili do të jetë në konkurrencë zyrtar në Seksionin e regjisorëve të rinj.

“Ky është një zhvillim i madh për kinematografinë e Kosovës dhe pasqyron një trend të sukseseve në rritje për industrinë e filmit në Kosovë”, thotë drejtori i QKK-së, Arben Zharku.

Filmi përcjell Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillimviteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara. Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

“Secili njeri, pa marrë parasysh rolin dhe ndikimin e tij në shoqëri, ka një rrëfim për ta thënë.

Ka shumë rrëfime të tilla që mbesin të pathëna, ngase konsiderohen po aq të parëndësishme sa edhe përjetuesit e tyre. “Nëntor i ftohtë” është një nga këto rrëfime që nuk do duhej të thuhej. Ky film sjell një histori familjare...

Komentet

Shto koment

Të ngjashme