Mbi 30 kandidatë për anëtarë të Këshillit, që planifikohet të shuhet

Mbi 30 kandidatë për anëtarë të Këshillit, që planifikohet të shuhet

12 korrik 2018 10:00

Prishtinë, 12 korrik – Janë mbi 30 kandidatë që ia kanë mësyrë të bëhen anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Kuvendi i Kosovës do të përcaktojë se kush do të jenë 7 anëtarët e ardhshëm të këtij organi. Por kësaj radhe ka ndryshuar procesi i dërgimit të emrave të kandidatëve në Kuvend.

Përderisa më 2015 ish-ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ia kishte propozuar Kuvendit të Kosovës emrat e kandidatëve për këto pozita, kësaj radhe vetë KKTK-ja ka hapur konkurs. Janë 36 veta që nëpërmjet konkursit, i cili ka qenë i hapur deri më 20 qershor, synojnë të bëhen anëtarë të këtij organi, i cili për sivjet ka 218 mijë euro buxhet prej të cilave 130 mijë euro janë paraparë për paga dhe mëditje.

Aplikacionet e kandidatëve kanë arritur në Komisionin parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sporte inovacion dhe ndërmarrësi. Komisioni për dy mbledhje radhazi e ka shtyrë shqyrtimin e tyre dhe ende nuk ka një afat për këtë. Pos që Ligji për trashëgimi kulturore nuk e përcakton se cila është procedura e arritjes së emrave të kandidatëve në Kuvend, institucioni legjislativ planifikon të emërojë anëtarët e KKTK-së pavarësisht se në anën tjetër ka nisur një proces i shuarjes së këtij organi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme