
Suad Rama me dy ekspozita jashtë Kosovës
Ka arritur që të kalojë çdo pengesë me gjithë vështirësitë që i ka kaluar si student dhe sot të lërë gjithçka pas, duke u fokusuar vetëm te krijimtaria. E në këtë, padyshim se i ka ndihmuar dashuria e madhe që ka ndaj artit.
“E dua këtë profesion dhe kam shumë ambicje”, kështu shprehet piktori Suad Rama.
Dhe duke i ditur vështirësitë për artistët e rinj, Rama prej kohësh është duke menduar që të bëjë diçka për t’u ndihmuar atyre, transmeton emisioni Express në KTV.
Deri te krijimi i fondacionit, piktori po e vazhdon punën e tij intenzive. Viti i kaluar për të ka qenë i mbushur me aktivitete sidomos jashtë Kosovës. Nuk kanë munguar as çmimet.
Ndërsa, për momentin Rama është duke punuar disa piktura të cilat do të publikohen në një revistë gjermane.
E dy ekspzoita personale janë në planet e tjera të Ramës, po ashtu jashtë Kosovës.
Pritet të shihet se kur ai këto ekspozita personale do t’i prezantojë edhe në vendlindjen e tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.