Projektligji për kompleksin memorial “Adem Jashari” edhe një hap drejt miratimit Foto: Koha

Projektligji për kompleksin memorial “Adem Jashari” edhe një hap drejt miratimit

11 korrik 2018 10:29

Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka përkrahur Projektligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në mbledhjen e mbajtur të martën, anëtarët e këtij komisioni kanë votuar pro Projektligjit, nëpërmjet të cilit parashihen investime deri në 21 milionë euro në Prekaz të Skënderajt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë mbledhje, të kryesuar nga kryetarja Albulena Haxhiu, Komisioni ka kaluar edhe projektligjet për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, atë për mbrojtjen e sinjalizuesve, atë për ndërmjetësim, si dhe atë për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë.

Ky komision në përbërje të deputetëve Frashër Krasniqi, Sami Kurteshi, Arben Gashi, Korab Sejdiu, Nezir Çoçaj, Igor Simiq, Shkumbin Demaliaj, Bilall Sherifi, Hajdar Beqa e Bahrim Shabani i ka dhënë përkrahje Projektligjit për kompleksin memorial “Adem Jashari” një muaj pasi është votuar në leximin e parë nga Kuvendi i Kosovës.

Në seancën e mbajtur më 6 maj, deputetët e të gjitha partive parlamentare kishin votuar pro këtij projektligji... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme