Kulturë

“Festa e miqësisë” mbyllet sonte me Offchestra-n, Rinis Gjokën e Kachinarin

“Festën e miqësisë”, sonte në qytetin e Gjakovës e mbyll Offchestra Band, Renis Gjoka & Kachinari.

Festivali që po mbahet në platonë e “Pazarit të Vjetër” në këtë qytet, mbyllet sonte.

Festa nisi me atmosferë rocku nga Elton Deda, Aleksandër Gjoka e Redon Makashi, derisa në natën e dytë BB Poqi e Valon Shehu. Kurse, në natën e tretë kënduan Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku.

Festa e Miqësisë mbaron në qytetin e Gjakovës me datë 08 Korrik për të vazhduar në qytetet e tjera të Kosovës.