Kulturë

Aktorja e “Game of Thrones”, Dorme debuton si skenariste në një film triler

Descriptive Text

Aktorja e “Game of Thrones”, Natalie Dormer ka qëndruar para, por edhe prapa kamerës gjatë realizimit të filmit ‘In Darkness’, të cilin ajo filloi ta shkruante para 10 vjetëve pasi ishte irrituar nga mungesa e roleve “tre-dimensionale” të grave.

36-vjeçarja, e njohur edhe për serialet “The Tudors” dhe “The Hunger Games”, e luan rolin e pianistes së verbër, Sofia, e cila e dëgjon fqinjin e saj një kat më lart duke u vrarë, gjë që e drejton atë drejt një bote të errët me kriminelë lufte, transmeton emisioni Express në KTV.

Dormer filloi të shkruante skenarin në vitin 2009, por tha që gjërat kanë ndryshuar që atëherë, pasi që femrat tashmë kanë role kryesore në filma të tillë si “Black Swan” dhe “The Girl with the Dragon Tatto”.

Gratë përbënin 18 për qind të shkrimtarëve, regjisorëve, producentëve dhe redaktorëve që punuan në 250 filmat më të mirë në SHBA vitin e kaluar, një ndryshim i vogël që nga viti 1998.

Dormer i ndan fitimet e filmit me të fejuarin e saj Anthony Byrne, i cili është regjisor i filmit. Ndërsa, të dy janë producentë.