Kulturë

Kastrati, artistja shqiptare me qendrën e saj të artit mes Italisë

Venera Kastrati, një artiste shqiptare që jeton në Milano, ishte e ftuara në emisionin “Jeta” të KTV-së.

Kastrati, e cila ka prejardhje nga qyteti i Pejës, në emision flet për jetën e saj, botën e artit, studimet që kishte bërë në Tiranë dhe ato në akademinë e arteve “Brera” të Milanos.

Gjithashtu, në emision ajo ka shpalosur rrugëtimin e saj artistik dhe mënyrën sesi prapavija e saj ka ndikuar në formësimin e identitetit.

Vitin e kaluar, po ashtu, artistja hapi qendrën e saj të artit në Milano e cila quhet EX-NEW Contemporary Art Center.