Kulturë

Arbëreshët 600 vjet jashtë teksteve të historisë shqiptare!

Konferenca shkencore e mbajtur dje në Akademinë e Shkencave mbi identitetin shqiptar ka zbuluar mangësi të shumta të historisë 600-vjeçare të arbëreshëve në historinë e Shqipërisë.

Me lëndën historiografike “Identiteti shqiptar sot në këndvështrimin global” institucionet referente ishin Akademia, Arkivi i Shtetit, Universiteti i Tiranës, shkruan MAPO.

Konferenca shkencore e mbajtur dje në Akademinë e Shkencave mbi identitetin shqiptar ka zbuluar mangësi të shumta të historisë 600-vjeçare të arbëreshëve në historinë e Shqipërisë.

Me lëndën historiografike “Identiteti shqiptar sot në këndvështrimin global” institucionet referente ishin Akademia, Arkivi i Shtetit, Universiteti i Tiranës, si dhe Instituti i studimeve ligjore “Benussi”, duke iu afruar përmes studiuesve më në zë një stine jo aq entuziaste kur ishin lënë jashtë historisë pjesa tjetër, veprimtaria arbëreshe.

Në fjalën e tij, kryetari i Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti tha se “arbëreshët e Italisë kanë mundur të mbajnë dhe të përcjellin brez pas brezi për më shumë se 6 shekuj identitetin e tyre nëpërmjet gjuhës shqipe, traditave, zakoneve, kulturës e mënyrës së jetesës, besimit e riteve fetare etj”.

Por historia dhe kontributi i pandërprerë i arbëreshëve për Shqipërinë nuk është shkruar ende në tekstet shkollore dhe universitare. Kjo ka qenë tematika e diskutimit në kumtesën e profesor Ferid Dukës kur merr në shqyrtim “Vendi i arbëreshëve në tekstet e historisë së Shqipërisë”. Nga kumtesa e studiuesit arbëresh Françesko Altimari ka dalë në dritë marshimi i gjatë i arbëreshëve për autonominë, duke iu referuar fjalës së tij “Marshimi i gjatë i arbëreshëve ndaj autonomisë së tyre kishtare, një çështje fetare që nxiti edhe një çështje identitare”.

Ekspozita që shoqëron konferencën ka sjellë e zbuluar në këtë rast dokumente për kontribute të panjohura të arbëreshëve për Shqipërinë… Kjo duket një erë e re, pas 26 viteve demokraci, kur ky është nga rastet më të plota, që konfirmon dimensionin kombëtar e kulturor të arbëreshëve, përmes dy studiuesve të gjallë, mjaft aktivë të cilët janë shprehur gjithnjë me shpresën e ndërtimit të urave të bashkëpunimit me Tiranën zyrtare.

Pra, studiuesi tjetër, Matteo Mandala e ka përforcuar këtë kujtesë, duke risjellë historinë e 10 periudhave të valëve emigruese masive të shqiptarëve drejt Gadishullit të Apenineve.

Profesor Mandala ka mbajtur ligjëratën e kësaj kujtese me “Ideologjia albaniste dhe fillimet e identitetit kulturor arbëresh gjatë shekullit XVIII”. Ndërsa profesor Irakli Kostallari ka rrëfyer kontributin e arbëreshëve të Greqisë në çështjet më të mëdha të kombit shqiptar.

Kostallari ka referuar mbi “Luftërat dhe qëndresa antiosmane e arbëreshëve të Greqisë, emigrimet masive drejt Italisë”. Rastin kontribuues konkret e ka marrë Andi Pinari me referencën “De Rada dhe shtypi i shkruar. Rasti i gazetës ‘Flamuri i Arbrit’, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, si pjesë e kësaj ngjarjeje kishte përgatitur një ekspozitë me dokumente arkivore që gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror. Kjo ekspozitë iu prezantua të ftuarve nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido.