Kulturë

Monumenti i mbrojtur nga Ligji, i kthyer në deponi bërlloku

Në vitin 2013 ishte djegur. Ndërsa në marsin e këtij viti është shembur në pjesën më të madhe të saj.

Kjo është shtëpia e vjetër në të cilën në kohën e Austro Hungarisë ka qenë konsullatë. Objekti që llogaritet ndër më të vjetrat në Prishtinë është në mbrojtje të shtetit. Por atë sot e ka mbuluar bërlloku.

Në pamjet që ka marr KsP shihet se askush nuk ka intervenuar në këtë shtëpi e cila do të duhej që të ruhej si vlerë e trashëgimisë kulturore.

Shtëpia që gjendet në rrugën “Xhemail Prishtina” tash po shërben si deponi e mbeturinave.

Kur ishte shembur, në mars, kryetari Shpend Ahmeti pati thënë se objekti është në kontest gjyqësor në mes të dy pronarëve, prandaj edhe ka mbetur në këtë gjendje.

Ahmeti ka thënë se janë duke e pritur Institutin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që të sjellë pëlqimin për rrënim.

{gallery}