Rolet e De Niros dhe Donald Trumpi

Rolet e De Niros dhe Donald Trumpi

24 qershor 2018 16:55

T’i ndajmë disa sekonda për “Grudge Match 2”: demi që po plaket kundër një pretenduesi të vjetër.

Ka ofendime, rrahje me grushte, ndeshje spektakolare boksi që paraqet dy meshkuj alfa të cilët e urrejnë njëri-tjetrin. Fillimisht, këta burra duket të jenë dy botë të kundërta. Por teksa me ngathtësi bëjnë rrotullime në ring – duke shkëmbyer ofendime – bëhet më e vështirë të dallohen, shkruan Koha Ditore.

Kështu është historia e deritanishme. Në vitin 2016, Robert de Niro bëri një video përmes së cilës e quajti Donald Trumpin njeri pa vlerë, derr, qen dhe i pasjellshëm dhe thotë se shumë do të donte ta godiste atë në fytyrë. Të dielën e kaluar, ai u ngjit në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Tony”, duke thirrur: “Fu** Trump”.

Ishte intro e më pas shkundi grushtet në ajër sikur tashmë t’i kishte përdorur ato. Sipas rregullit, Trump iu kundërpërgjigj, duke e quajtur De Niron “individ me inteligjencë shumë të ulët, i cili ka marrë shumë grushte në kokë” dhe më pas e ka këshilluar me: “Zgjohu”. Pikët e para shkojnë për De Niron dhe të fundit shkojnë për Trumpin – megjithatë ai u përqesh pasi që e shkroi keq fjalën “gjithashtu”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme