“MonoAkti” jubilar dhe misioni për shpalosje vlerash

“MonoAkti” jubilar dhe misioni për shpalosje vlerash

23 qershor 2018 17:32

Në skenën e teatrit të qytetit të Pejës “Istref Begolli” të enjten mbrëma janë lëshuar perdet e edicionit jubilar të festivalit ndërkombëtar të monodramës “MonoAkt 2018”.

Gjatë pesë ditëve zyrtare të edicionit të dhjetë, të mbajtur në mbështetje të Komunës së Pejës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në teatrin e Pejës dhe në teatrin “Dodona” në Prishtinë janë prezantuar para publikut kosovar pesë shfaqje, në mesin e tyre një vendore dhe katër nga vende të ndryshme të botës dhe shtatë monoskripte nga studentët e rinj kosovarë të aktrimit, shkruan sot Ilir Osmanaj në Koha Ditore.

Për dallim nga edicionet paraprake, në këtë edicion ka pasur më pak shfaqje dhe festivalet nuk kanë pasur karakter konkurrues e nuk janë ndarë as çmimet për monodramën, monoskriptin, aktorin e aktoren më të mirë apo edhe çmime të tjera speciale.

Ky edicion është zhvilluar më tepër në frymë festive dhe kjo frymë është vërejtur edhe në natën përmbyllëse, në të cilën drejtori i këtij festivali Mentor Zymberaj, tregoi se të gjitha shfaqjet kanë qenë jashtë konkurrencës dhe se sivjet, siç tha ai, ka pasur vetëm cilësime të shfaqjeve pa dhënë çmime si edicionet e kaluara.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme