Produktiviteti i tekstit dhe lëvizshmëria e diskursit

Produktiviteti i tekstit dhe lëvizshmëria e diskursit

23 qershor 2018 15:35

Metoda shkencore është formë e rëndomtë në bazë të së cilës i hulumtojmë përshtypjet, mendimet ose supozimet duke e kërkuar dëshminë e supozuar për atë ose kundër tyre, M.Coen dhe E. Nagel

Libri i pestë i shkrimtarit, studiuesit të letërsisë, eseistit dhe doktorit të shkencave në letërsi, Gëzim Aliu, ka të bëjë me romanet e Kadaresë të shkruara e të botuara gjatë kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe titullohet “Romanet e Ismail Kadaresë (1963-1990)”, me nëntitull e fokusim në dy rrafshe studimi: retorika e tekstit dhe narracioni, shkruan sot Qëndrim Morina në Koha Ditore.

Gëzimi, për letërsinë si shkencë dhe letërsinë si krijimtari, është emër i njohur për lexuesin, sidomos për romanet e tij. Ai më herët ka botuar librin studimor “Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë” (2007), romanin “Në Klubin e të shëmtuarve”, i cili është shpërblyer me Çmimin Kombëtar si romani më i mirë i vitit 2009 nga Ministria e Kulturës e Kosovës, përmbledhjen me tregime “Libri i fundit” (2012), romanin “Katedralja pa kryq” (2014) dhe tash së fundmi romanin “Gosti në natën e parë të vjeshtës” (2017). Monografia për të cilën po flasim është shpërblyer po ashtu me Çmimin Kombëtar si studimi më i mirë i vitit 2016, po nga Ministria e Kulturës.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme