Kulturë

Hija e Skënderbeut te Kadare dhe Qosja

Letërsia shqipe ka një zhvillim atipik. Problemi i saj nuk është vetëm shkrimi shqip që daton vonë, apo statusi religjioz e propagandistik i librave të parë (Buzuku, Budi, Bogdani), por sidomos mungesa e romanit deri në shekullin 20 dhe sidomos mungesa e romanit të mirëfilltë deri në gjysmën e dytë të shekullit 20. Tashmë është aksiomatik konstatimi se një letërsi nuk mund të konsiderohet e pjekur, po s’e pati të zhvilluar romanin.

Romanet e gjysmës së parë të shekullit të kaluar, janë romane të papjekura (herë romanca të mirëfillta, herë romane sentimentale dhe edukative), ndërsa vetëm mbas Luftës së Dytë Botërore shfaqen autorët me vetëdije të konsoliduar për zhanrin e romanit dhe, kështu, romani kthehet në dominante kulturore edhe në letërsinë shqipe, shkruan sot Ag Apolloni në Koha Ditore.

Prandaj, nuk është e rastit që dy shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja, suksesin më të madh e arritën me romane: Kadare me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” (1963), që është romani më i njohur dhe më i përkthyer shqiptar dhe Qosja me “Vdekja më vjen prej syve të tillë” (1974), që është romani më me ndikim në letërsinë shqipe (pasi krejt proza postmoderne shqiptare zanafillën e ka te ky roman).

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)