Kulturë

Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore i refuzohet raporti i punës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar të miratojnë raportin vjetor të punës të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Megjithëse në mungesë kuorumit Raporti nuk është hedhur të votim, të gjitha grupet parlamentare janë deklaruar kundër miratimit të këtij dokumenti.

Shkas për këtë është bërë raporti nëpërmjet të cilit KKTK-ja si organ i Kuvendit ka përshkruar veprimtarinë vjetore për 2017-n, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas Komisionit parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sporte, inovacion dhe ndërmarrësi, raporti nuk i plotëson kushtet për t’u miratuar.

Kryetari i këtij komisioni, Smajl Kurteshi, para deputetëve ka thënë se në mbledhjet e mbajtura më 4 dhe 8 maj është shqyrtuar Raporti, dhe si komision kanë ardhur në përfundim që dokumenti nuk duhet të miratohet nga Kuvendi.

Sipas Komisionit parlamentar, mosbashkëpunimi midis Këshillit dhe Ministrisë së Kulturës është boshti i këtij problemi. Për këtë Komisioni parlamentar ka formuar një Komision katëranëtarësh, i cili do të vlerësojë gjendjen dhe do të dalë me një raport para Kuvendit të Kosovës.

Qysh prej themelimit, më 2009, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore nuk kishte përbërje të plotë. E prej tre vjetësh deri në korrik të vitit 2015 nuk kishte asnjë anëtar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)