“Silentium Est Pax” e Kelmendit në albumin e ansamblit francez

“Silentium Est Pax” e Kelmendit në albumin e ansamblit francez

20 qershor 2018 10:34

E cilësuar si vepër me heshtje teatrale, e cila mban gjallë një traditë të lavdishme muzikore, “Silentium Est Pax” (Heshtja është paqe) e Memli Kelmendit, është bërë pjesë e një CD-je muzikore.

Është ansambli francez “Sottovoce Ensamble”, për të cilin Kelmendi e kishte kompozuar veprën vitin e kaluar, e që tashmë është përfshirë në projektin e tyre muzikor të titulluar “Horizons”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky ansambël i themeluar në vitin 2011 ka dy qëllime: fillimisht të përbëhet vetëm nga anëtarë permanentë, dhe së dyti ka të bëjë me faktin se si ansambël është i themeluar nga këngëtarë të rinj gjysmëprofesionist nën moshën 30-vjeçare.

“Horizons” përmban 18 kompozime të kompozitorëve të ndryshëm, të cilat janë interpretuar nga ansambli për t’u bërë më pas pjesë e CD-së.

“Në vitin 2017, ‘Sottovoce Ensamble’ prezantoi programin e ‘Horizons’. Ky program u dha hapësirë 18 krijimeve, të cilat më pas u incizuan për album.

Operisti i njohur francez Till Fechner, i cili ka bashkëpunuar me disa nga artistët më të mëdhenj dekadave të fundit në botën e muzikës dhe teatrit si: Peter Brook, Claudio Abbado, André Engel, Seiji Ozawa, Jean-Francois Sivadier, Andrea Breth, Wladimir Jurowsky, Daniel Harding, Charles Tordjmann, Regina Resnik e të tjerë, ka vlerësuar lart veprën e Kelmendit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme