Muzeu “Ibrahim Kodra” në fund të vitit bashkë me Muzeun e Prishtinës Foto: Koha

Muzeu “Ibrahim Kodra” në fund të vitit bashkë me Muzeun e Prishtinës

20 qershor 2018 08:31

Për t’i hapur dyert e muzeut që do të mbajë emrin e artistit me nam, Ibrahim Kodra, Komunës fillimisht do t’i duhet ta themelojë Muzeun e Prishtinës.

“Ibrahim Kodra” – që parashihet të ekspozojë mbi 100 vepra të mjeshtrit që njihet edhe si kubisti i fundit – do të funksionojë si degë e muzeut të qytetit, që do të vendoset në ish-ndërtesën e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Tophane”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muzeu “Ibrahim Kodra” është rikthyer në agjendë të martën, kur fondacioni që mban emrin e tij nënshkroi memorandum me Komunën e Prishtinës.

Kryetari Shpend Ahmeti e kryesuesja e Fondacionit, Maria Pacolli, kanë vënë firmën mbi dokumentin në bazë të të cilit do të ruhen e ekspozohen veprat e maestros që u lind më 1918 në Shqipëri, e vdiq në vitin 2006 në Milano. Propozimi për ridestinimin e ish-objektit bibliotekar ishte miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës më 21 prill të vitit 2017.

Asokohe u parapa që objekti të ridestinohej e të shndërrohej në qendër edukativo-arsimore, ku do të ekspozoheshin edhe mbi 30 vepra të maestros Ibrahim Kodra. Prej atëherë, deri tash, gjërat nuk kanë lëvizur fort. Por, sipas paralajmërimeve, Muzeu i Prishtinës dhe dega “Ibrahim Kodra” do të mirëpresin vizitorët në fund të këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme