Komuna e Prishtinës me 110 mijë euro mbështet 58 projekte kulturore Foto: Koha / ilustrim

Komuna e Prishtinës me 110 mijë euro mbështet 58 projekte kulturore

19 qershor 2018 09:39

Më shumë se një muaj kohë i është dashur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të firmosë listën e projekteve kulturore që do të mbështeten sivjet me buxhetin komunal.

Janë fiks 58 projekte. Ndryshimet janë të vogla në raport me listën preliminare e cila qe publikuar në fillim të muajit maj, shkruan sot “Koha Ditore”. Edhe pas nënshkrimit, jo më shumë se 20 për qind është buxheti që ka në dispozicion Drejtoria e Kulturës që t’iu përgjigjet kërkesave, e që në total arrin mbi gjysmë milioni euro, ani pse shuma e mbështetjes është rritur për 17 mijë euro, duke arritur kështu buxhetin që kjo drejtori ka të ndarë për subvencione për sivjet.

Në listën preliminare kanë qenë 52 projekte që ishin vlerësuar pozitivisht, shuma e të cilave arrinte 93 mijë euro, ndërsa si përfundim janë mbështetur gjashtë projekte më shumë. Shuma totale është 110 mijë e 450 euro.

Duke qenë se kjo ka qenë hera e parë që është lansuar versioni online i aplikimit, Yll Rugova, drejtor i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, e ka cilësuar si proces të suksesshëm. Ai ka thënë se vendimi që tashmë është publikuar është përfundimtar. Ndërsa ankesat do të shqyrtohen nga një komision i veçantë.

Komisioni i cili ka bërë përzgjedhjen e aplikimeve online ka qenë i përbërë nga historiania e artit Vesa Sahatçiu, artisti Alban Muja, drejtoresha e Qendrës Kulturore për Fëmijë, Diellza Sylejmani, Lindita Hajdari nga Komuna e Prishtinës dhe producenti Alush Gashi.

Çështja e vlerësimit të komisionit tash e sa kohë kritikohet nga njerëzit e fushës, pikërisht për shkak të mënyrës së përzgjedhjes së projekteve fituese dhe kriterit të vlerësimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme