KTV programi

Personazhet e “Talk”-ut për sonte

Me shumë mysafirë dhe materiale vjen edhe edicioni i sotëm i emisionit “Talk” në KTV.

Një tjetër rubrikë e re zbulohet në këtë edicion, e ku i ftuar është Shpëtim Hajdini i cili po bënë rrëmujë nëpër rrjete sociale me videot e tij.

Ndërkohë, aktori Blerim Gjoci vjen në intervistën në studio, ku fol më shumë për jetën private dhe profesionale.

“Talk” rikutjon në këtë edicion disa nga top-deklaratat e mysafirëve që kanë dhënë në emision, deklarata të cilat janë përfolur shumë dhe në shumë raste kanë marrë edhe përgjigje nga ata që janë prekur në këto deklarata.

“Talk”-un mund ta ndiqni të sonte nga ora 18:00.