KTV programi

Emisioni “Rreth Botës” sjell faktet për sulmin në Londër

Descriptive Text

Sot në ‘Rreth Botës’ nga ora 17.30 fokusi mbetet tek sulmi terrorist në Londër, me ç’rast sjellim fakte rreth, Khalid Mansood, kryesit të sulmit.

Ndërkaq në Romë ka festë atje ku shumë zyrtarë të Bashkimit Evropian janë duke e shënuar 60 vjetorin e themelimit të këtij mekanizmi.

E në rubrikën ‘Trending’ mund të shihni se si opozitari rus, Alexei Navalny e ka shfrytëzuar sulmin ndaj tij me ngjyrë në pikë për fushatën presidenciale meqë e ka ndërmend ta sfidojë Vladimir Putinin në zgjedhjet e 2018-s.