Kronikë

Nga një muaj paraburgim vrasësve të 26-vjeçit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të evidentuar si: PP/I.nr.97/18, të datës 16 qershor 2018 për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D. Sh dhe M.M shtetas të Republikës së Kosovës.

Një 26 vjeçar vdes në Ferizaj pasi goditet me thikë në një përleshje

Kjo u bë për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 i KPRK-së dhe veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të KPRK–së dhe veprën penale të kryer në bashkëkryerje lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 të KPRK-së.

“Të pandehurit D.Sh, M.M dhe një person i pa identifikuar. dyshohet se në një kafiteri në Ferizaj, pas një mos marrëveshje të më hershme ishin nisur të përgatitur për në kafiteri, ku e kanë ditur se gjendet tani i ndjeri E.I dhe pasi hynë në kafiteri në mënyrë të befasishme duke e goditur disa herë me thikë tani të ndjerin dhe duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, ndërsa i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit E.Sh, dhe I,E me të cilat veprime po ashtu kanë shkaktuar frikë te pjesëmarrësit në kafiteri”, thuhet në njoftim.

Momenti i vrasjes me thikë të 26 vjeçarit në Ferizaj (Pamje të rënda!)

Me këto veprime i pandehuri D.Sh dyshohet se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 i KPRK-së dhe veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe i pandehuri M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të KPRK –së dhe veprën penale të kryer në bashkëkryerje lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 të KPRK-së

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.1, 1.2,1, 1.2.2, 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurve D.Sh dhe M.M, u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.