Kronikë

Nga pakujdesia godet lopën në rrugë

Descriptive Text

Dje në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident.

Policia bën të ditur se një person derisa po ngiste veturën e tij, nga pakujdesia dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ka goditur një lopë e cila kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore ngasësi dhe një pasagjer, ndërsa policia nuk jep informacione për gjendjen e kafshës.

Pasi u është dhënë ndihma mjekësore të lënduarve në spitalin e Vushtrrisë, ata janë liruar.